Nga Shqipëria / E Premte 19 Tetor 2018, 21:09

Ç’po kurdis Ermal Mamaqi, moderatori shfaqet papritur në Top Channel

Moderator i njohur i emisionit "Xing me Ermalin", Ermal Mamaqi siç dihet çdo të shtunë shfaqet në emisionin shumë të ndjekur dhe të dashur nga publiku. Mirëpo këtë të shtunë ai ka habitur teleshikuesit pasi do të shfaqet në dy televizione, në Klan dhe në Top Channel.

Ka qenë vetë moderatorja, Luana Vjollca, ajo që ka publikuar së fundmi një foto ku tregon se këtë të shtunë në ‘Shiko kush luan’ do të jetë i ftuar moderator i njohur. Në foton e publikuar në profilin e saj Luana shfaqet me një mashkull i cili ka vendosur një paruke bjonde dhe ka treguar se këtë të shtunë do të kenë një surprizë të madhe.

Më vonë është zbuluar se i ftuar do të jetë Ermal Mamaqi, i cili ashtu si personazhet e tjerë do të bëhet pjesë e lojërave dhe intervistave argëtuese.