Këngëtarja Zaimina Vasjari do të jetë këtë të shtunë e ftuar në emisionin e njohur "Shiko kush luan", ku së bashku me personazhe të tjerë do të bëhet pjesë e lojërave dhe intervistave argëtuese.

Së fundmi është publikuar edhe promoja e emisionit, ku të gjithë janë habitur nga një deklaratë e këngëtares. Ndërkohë që moderatorja Luana Vjollca e ka pyetur rreth tradhëtisë dhe se çfarë do bënte ajo nëse do ta tradhtonte i shoqi, Zaimina i ka lënë të gjithë gojë hapur me përgjigjen.

“Jo, nuk do ndahesha. Do t’ja falja.”, ka thënë këngëtarja, duke treguar kështu se çfarë do që të ndodhi ajo do vazhdojë ta dojë bashkëshortin e saj Klodi me të cilin ka edhe një vajzë.






