Nga Shqipëria / E Premte 19 Tetor 2018, 21:09

Baba për herë të parë, Erion Veliaj merr dhuratën super speciale për Kajan

Në datën  6 tetor kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja  e tij Ajola Xoxa u bënë prindër për herë të parë të një djali të cilin e pagëzuan me emrin e veçantë Kajan.

Ishte vetë Veliaj ai i cili nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ publikoi fotot e para me vogëlushin dhe tregoi për herë të parë emrin. Ndërkohë që Ajola nëpërmjet një fotoje të veçantë mbrëmjen e djeshme i bëri djalit një dedikim duke i uruar që të bëhet si babai i tij.

Mirëpo ndonëse Erioni dhe Ajola kanë marrë një serë dhuratash për lindjen e djalit, Erioli ka publikuar së fundmi një dhuratë speciale që ka marrë gjatë vizitës në qendrën komunitare “Gonxhe Bojaxhiu”.

Ai ka shkuar atje për të shërbyer një vaktë, mirëpo është habitur nga surpriza që i kishin përgatitur. Në foto Erioni shihet shumë i lumtur teksa tregon se i kishin dhuruar me një palë papuçe ngjyrë blu me fjongo të thurura për Kajan.