Nga Shqipëria / E Premte 19 Tetor 2018, 15:03

10 vjet martesë të lumtur, Ermal Fejzullahu i bën surprizën e veçantë gruas

Këngëtari Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Arjana, janë padyshim një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Dyshja është shumë aktive në rrjetet sociale dhe shumë herë publikojnë foto nga familja e tyre, duke treguar se janë shumë të dashuruar.

Ditën e sotme ata kanë festuar 10 vjetorin e martesës dhe këngëtari, Ermal Fejzullahu, e ka surprizuar bashkëshorten me një darkë romantike në Frankfurt. Siç shihet dhe nga pamjet ata ndodhen në një ambient shumë romantik i cili është i  rrethuar nga një pishinë, ndërkohë që në tavolinë shihet edhe një tortë.

“Gëzuar përvjetorin dashuria ime”, ka shkruar këngëtari pranë videos duke treguar se edhe pas 10 vitesh ata janë ende të dashuruar.