Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Tetor 2018, 13:01

Çfarë ndodhi? Lori Hoxha mungon në festën e 50 vjetorit të babait

Ditën e djeshme, familja Hoxha ka organizuar një festë madhështore për të festuar 50 vjetorin e ditëlindjes së tij. Festa u organizua në ambientet e reja të "Top Channel" dhe të pranishëm ishin shumë nga personazhet e njohur shqiptar.

Mirëpo ajo që ka në sy ishte mungesa e vajzës së madhe të Dritan Hoxhës, Lori e cila nuk ndodhej në Shqipëri dhe nuk bëri madje dhe asnjë dedikim për të.

Lori përpara dy ditësh publikoi disa foto ku tregonte se ndodhej në Londër, ndërsa dhe pak më parë ka publikuar një video ku shfaqet përsëri atje. Nuk dihet se çfarë mund ta ketë penguar Lorin të marrë pjesë në 50 vjetorin e lindjes së babait.