Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Tetor 2018, 13:01

Super festa e ditëlindjes së Dritan Hoxhës, ja pamjet dhe të ftuarit VIP

Ditën e djeshme themeluesi i "Top Medias", Dritan Hoxha që u nda nga jeta 10 vite më parë do të festonte ditëlindjen e tij të 50. Për të festuar këtë ditë bashkëshortja e tij, Vjollca Hoxha dhe fëmijët kishin organizuar një festë madhështore ku të pranishëm ishin shumë personalitete të njohur.

Sipas revistës ‘Bordo’ festa u organizua në një nga ambientet e reja të ‘Top Channel’, e cila u hap ditën e djeshme në nder të tij. Ka qenë Vjollca Hoxha ajo e cila ka hapur festën me një fjalim ndërkohë që në ekran shfaqeshin moment të ndryshme kur Dritan Hoxha ka qenë gjallë.

Shumë personazhe të njohur në Top Channel, si Albana Osmani, Ori Nebijaj, apo aktorja e "Portokallisë" Delinda Zhupa,Luana Vjollca e shumë të tjerë ishin prezent në këtë ditë të rëndësishme.