Të gjithë e mbajnë mend vogëlushen Deniz tek seriali "Dashuri e pafund" që rrëmbeu zemrat e publikut. Ajo ishte vajza e dy aktorëve kryesor Nihatit dhe Kemalit, e cila tërhoqi shumë vëmendjen dhe është kthyer në një ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale.

Emri i saj është Arven Beren dhe ndonëse është 2 vjeç, në Instagram nëna e saj publikon vazhdimisht foto dhe video ku vogëlushja shfaqet duke kërcyer.

Një nga videot e fundit ka tërhequr vëmendjen e publikut pasi ajo shihet duke kërcyer nënë tingujt e këngës së njohur shqiptare ‘Macja le të lahet’. Kjo video është pëlqyer shumë nga fansat dhe të shumtë kanë qenë komentet pozitive.




