Kejsi Mejdini vajza e këngëtarit të njohur, Sabiani, është kthyer shumë shpejt në një nga personazhet më të komentuara në media. Ajo ka tërhequr vëmendjen me pamjen e saj seksi dhe fotot e videot provokuese që publikon herë pas here në ‘Instagram’.

Kejsi siç ka lajmëruar dhe më parë ka shumë dëshirë që ti futet muzikës dhe madje përflitet se do të jetë pjesë e grupit ‘OTR’, me të cilin ka pasur dhe disa bashkëpunime. Mirëpo së fundmi ajo i ka çmendur ndjekësit në ‘Instagram’, teksa ka publikuar një foto e veshur me bikini.

Ndonëse vera ka kohë që ka kaluar, Kejsi ka ndezur rrjetin e veshur me një palë bikini të vogla ngjyrë të zeza. “Më mungon vera”, ka shkruar ajo pranë fotos që u komentua gjatë nga fansat.





