Nga Bota / E Mërkurë 17 Tetor 2018, 12:12

I emocionuar në maksimum, Princ Harry flet më në fund për shtatzëninë e Meghan

Dy ditë më parë në media u përhap me shpejtësi lajmi se Princ Harry dhe bashkëshortja, Meghan Markle, janë në pritje të fëmijës së parë. Lajmin e dha "Pallati Kensington" në një lajmërim zyrtar ku tregoi se në pranverën e 2019, çifti do të mbante në krahë fëmijën e parë.

Mirëpo pas daljes publike, ditën e djeshme ku Meghan shfaqej për herë të parë me barkun e rrumbullakosur, së fundmi vetë Princ Harry ka folur i emocionuar për lajmin që do të bëhet baba.

“Nuk mund të mendonim për një vend më të mirë për të njoftuar se presim një fëmijë, qoftë djalë apo vajzë, kështu që faleminderit. Jemi të dy shumë të emocionuar që jemi këtu dhe t’ju shërbejmë birra dhe çaj në pritjen e pasdites, sipas stilit australian”, u shpreh Harry, gjatë një mbledhje me rastin e turneut të tij në Australi.

Ndërsa edhe vetë ish aktorja është dëgjuar të thotë se është shumë gati dhe e lumtur që do t’i bashkohet grupit të prindërve.