Ish-moderatorja e njohur e "Pasdite në Top Channel", Lira Burgija, ka qenë padyshim një ndër figurat më të dashura për publikun përpara disa vitesh, pasi përveç emisionit ajo ka qenë spikere dhe e edicionit informative.

Mirëpo një vit më parë, moderatorja lajmëroi se do të shkëputej nga televizioni pasi ishte punësuar në një kompani private si përgjegjëse e marrëdhënieve me publikun. Megjithatë pas një viti mungesë është mësuar se Lira do të rikthehet në ekran, por jo në ‘Top Channel’.

Është mësuar se moderatorja do të nisë punë në televizionin e ‘Vizion Plus’ si spikere e edicionit informative.





