Pak ditë më parë, këngëtarja Tuna së bashku me Seven Saraçin publikuan bashkëpunimin e tyre të parë që titullohet "Maria". Klipi tërhoqi menjëherë vëmendje dhe kjo për shkak të pjesëmarrjes së modeles së njohur, Vildane Zeneli, e cila u shfaq në disa skena mjaft seksi me Tunën.

Dy vajzat çmenden rrjetin teksa shiheshin duke u ledhatuar dhe prekur ndërsa ishin të shtrira në një krevat. Mirëpo së fundmi Tuna në një postim në ‘Instagram’ ka treguar se ajo ja ka prekur realisht të pasmet Vidanes.

“Më kishte marrë malli të kënaqem në një skenë xhirimi. Si fillim ju falënderoj të gjithë ju që më keni mbushur me dashuri këto ditë dhe mirënjohje. Dua të falënderoj të gjithë ata që ishin ekip në realizimin e këtij projekti. Seven Saraqi, vëlla, tregoju të kundërtën me muzikë tonë! Dëshmoju që nuk ka nevojë të jesh pjesë e ‘kllike’ për ta ndezur, kur ke talent dhe këngët e mira. Vildane Zeneli faleminderit që i dhe ‘shije’ gjithçkaje me performancën tënde. Meqë ra fjala, faleminderit që më le të prek të pasmet e tua. E di që shumica do të dëshironin të ishin në vendin tim”,-shkruan këngëtarja.






