Moderatorja Anila Çela, është kthyer në një ndër personazhet më të dashura për publikun dhe emisioni i saj "Vizioni i pasdites" është padyshim një ndër më të pëlqyerit. Mirëpo ditën e djeshme të gjithë teleshikuesit janë habitur, pasi Anila është shfaqur me një look që nuk jemi mësuar ta shohim.

Siç dihet, ajo përherë i ka qëndruar besnike ngjyrës bjonde tek flokët, mirëpo ditën e djeshme moderatorja u shfaq me fokë të gjatë ngjyrë të kuqe.

Ndonëse të gjithë kanë mbetur pa fjalë, Anila sqaroi se ato ishin thjesht paruke, të cilat i kishte vendosur për shkak të temës së ditës.





