
Prej disa kohësh në media është përfolur se Dj i njohur shqiptar, Sardi, ka qenë në një lidhje me balerinën e televizionit "Klan", Jora Hodo. Mësohet se historia e tyre e dashurisë ka nisur kur Sardi ka qenë pjesëmarrës në "Dance with me" dhe ndonëse asnjëherë nuk e pranuan publikisht në eventet publike shfaqeshin përherë bashkë.
“Nuk është e dashura ime, është një mikesha ime shumë e ngushtë…”- është shprehur më herët Dj Sardi për emisionin “Rudina”.
Ndërkohë se fundmi është mësuar se lidhja 3 vjeçare e tyre ka marrë fund. Burime pranë çiftit kanë treguar për ‘Revistën Class’ se çifti ka vendosur të ecë në rrugë të ndryshme dhe mendohet se arsyeja është një kontratë që Jora do të nënshkruaj në Amerikën Latine.