Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Tetor 2018, 09:09

Brenda festës së ditëlindjes së Aurela Gaçes, miqtë i bëjnë surprizën madhështore

Ditën e djeshme këngëtarja shumë e dashur për publikun, Aurela Gaçe ka festuar ditëlindjen. Krahas urimeve të shumta që këngëtarja mori nga miqtë dhe kolegët, vendosi që t’i bënte vetes një urim të veçantë.

Ajo publikoi një foto ku shfaqej në moshë të vogël dhe përkrahë saj kishte shkruar: “Sot jam 20 vjeç dhe jeta më thërret… Sot se si ndihem, si më e rritur, se edhe nxë njeriu me kalimin e kohës”.

Ndërkohë që për të festuar 44 vjetorin e lindjes, Aurela ka mbledhur të gjithë familjarët dhe miqtë më të mirë në një darkë. I pranishëm ishte edhe moderatori Ardit Gjebrea, i cili tregoi me anë të videove që i kishte përgatitur këngëtares një surprizë madhështore.

Ardit Gjebrea ka zbuluar se surpriza e mbrëmjes ishte pjesëmarrja e këngëtarit Aleksandër Gjoka, i cili performoi për Aurelën disa nga hitet e tij.