Gjithë rrjeti është shokuar së fundmi pas një videoje të publikuar nga ana e "T.I" në "Twiter", ku ai shfaqet në Zyrën Ovale ndërkohë që një modele e ngjashme me Melania Trump shfaqet duke kërcyer e veshur me një xhaketë të njëjtë me atë të Zonjës së Parë.

Në disa skena vajza e heq xhaketën dhe hipën mbi tavolinë e zhveshur, ndërkohë që reperi është i ulur përball saj. Kjo video nuk është pritur aspak mirë dhe i menjëhershëm ka qenë reagimi i zëdhënëses së Melania Trump, Stephanie Grisham, e cila ka bërë thirrje për bojkot kundër reperit amerikan.

"Si mund të pranohet kjo? E neveritshme, bojkotoni T.I.", shkruan zëdhënësja në Twitter.

"Ju pëlqen apo jo, ajo është Zonja e Parë dhe kjo është Shtëpia e Bardhë. Është mungesë respekti dhe e neveritshme ta portretizosh atë në këtë mënyrë thjeshtë për shkak të politikës. Këto lloj sulmesh vulgare vetëm se thellojnë më tej ndarjen dhe anësinë në vend, kjo duhet të ndalohet", u shpreh Stephanie Grisham në një deklaratë për CNN.
Dear 45,
— T.I. (@Tip) October 13, 2018
I ain’t Kanye. ð??³ pic.twitter.com/BCS8nkbn1M





