Ajo ka qenë një nga ish banoret më të komentuara të "Big Brother Albania", e cila ndonëse u largua shpejt nga loja arriti që të tërhiqte vëmendjen dhe ende dhe sot përflitet shumë nga mediat.

Bëhet fjalë për Gerta Shinon, e cila prej kohësh është larguar nga Shqipëria mirëpo vijon ende të jetë shumë aktive në Instagram, ku dhe është shumë e ndjekur. Së fundmi Gerta ka hapur një kanal në Youtube ku publikon vazhdimisht video ku këshillon fansat e saj. Ndër të tjera ajo dhe u përgjigjet pyetjeve që ndjekësit kanë për të.

Së fundmi njëri nga ndjekësit e ka pyetur ish banoren se çfarë mendimi ka për Ledri Vulën dhe ka treguar se në fakt ai si pëlqen fare si mashkull, ndryshe nga shumë femra të tjera që vdesin për të.

‘Ledri Vula më pëlqen si këngëtar por asnjëherë më shumë se këngëtar, nuk më duket tërheqës. Nuk e di pse shumë vajzave ju duket shumë i mirë”, ka treguar Gerta në videon e saj.




