Nga Shqipëria / E Martë 16 Tetor 2018, 19:07

Nis ditëlindja e shumëpritur, Enca publikon pamjet nga festa e 23 vjetorit

Prej disa javësh, këngëtarja e njohur Enca ka lajmëruar se shumë shpejt do festojë ditëlindjen. Ajo në datën 19 do të mbush plot 23 vjeçe dhe ka kërkuar prej kohësh nga ndjekësit që ti sugjeronin ndonjë vend ku mund të festonte.

Pak ditë më parë Enca lajmëroi se kishte zgjedhur Parisin si vendin ku do të udhëtonte për të festuar dhe pak më parë ka lajmëruar se festa e ditëlindjes ka nisur që sot.

Ajo ka publikuar së fundmi disa foto ku ka lajmëruar fansat se është nisur drejt Parisit. Enca ka publikuar vazhdimisht foto dhe  video nga vendet që ka vizituar dhe duket qartë që festimet nuk kanë për të përfunduar me kaq.