Nga Shqipëria / E Martë 16 Tetor 2018, 19:07

Pa problem fare, këngëtarja shqiptare bën buzët përpara gjithë fansave

Shumë personazhe të njohur në vendin tonë janë akuzuar shpesh për ndërhyrje në trup dhe në fytyrën e tyre dhe shumë pak e kanë pranuar ato. Së fundmi këngëtarja e njohur, Fjolla Morina ka treguar hapur ndërhyrjen në buzët e saj.

Këngëtarja shumë e dashur për publikun nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ka treguar se është duke bërë injeksione botoxi në buzën e sipërme.

"Për të qënë më përfekt", shkruan Fjolla e cila është nga të paktat këngëtare që e ka ndarë me ndjekësit këtë moment.