Nga Shqipëria / E Martë 16 Tetor 2018, 17:05

Çfarë i ka ndodhur Oriolës? Modelja frikëson fansat me pamjen e re

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, është konsideruar si një nga vajza më seksi të showbizit shqiptar e cila tërheq gjithmonë vëmendje me fotot dhe videot provokuese që publikon herë pas here në Instagram.

Ndonëse prej kohësh ajo është tërhequr nga rrjetet sociale, duke mos publikuar asnjë imazh të ri. Së fundmi ajo i ka habitur fansat me foton e fundit që ka hedhur në ‘Instastory’. Në të shihet se Oriola ka përdorur një filtër të frikshëm për të treguar se si do dukej dikush nëse do tu reflektohet shpirti.

Siç dihet përflitet që Oriola shumë shpejt do të publikojë këngën e saj të parë, mirëpo ende nuk është asgjë zyrtare.