Nga Shqipëria / E Martë 16 Tetor 2018, 17:05

Surpriza gjigante, ja ç’ka përgatitur 'Top Channel' për ditëlindjen e 50 të Dritan Hoxhës

Themeluesi i "Top Medias", Dritan Hoxha ditën e sotme do të festonte 50 vjetorin e tij të lindjes. Edhe pse i ndërroi jetë 10 vite më parë, ëndrra e tij ende vazhdon dhe këtë gjë e tregon më së miri projekti shumë i madh që "Top Channel" ka përgatitur për 50 vjetorin e tij të lindjes.

Sipas ‘Anabel’ ditën e sotme “Top Channel” do të inaugurojë studion gjigante “Nova” që është një nga investimet më të reja të ‘Top Medias’. Kjo studio do të jetë 1800 metra dhe do të shërbejë si një studio për 20 programet e reja.

Ndër të tjera është mësuar se edhe shtëpia e “Big Brother Albania”,  e cila më parë ndodhej në autostradën Tiranë Durrës këtë vit do të ndërtohet nga e para në studion e re Nova.