Aktori i njohur i emisionit "BE Caffe", Olsi Bylyku është padyshim një ndër personazhet që ka arritur të rrëmbejë zemrat e publikut që në daljen e tij të parë. Së bashku me Bes Kallakun dhe Erion Isain, ai ka arritur të bëjë për të qeshur publikun me emisionin e ri, i cili pëlqehet nga të gjithë.

Mirëpo siç duket, Olsi ka përgatitur dhe një surprizë tjetër për publikun, pasi nuk do ta shohim vetëm si aktorë, por edhe si këngëtar në "E diela Shqiptare".

Burime pranë gazetës "Express", Olsi do të konkurrojë në kategorinë ‘New Artist’ në ‘Kënga Magjike’ me një baladë. Siç dihet kjo do të jetë hera e parë që Olsi do të sjell një baladë pasi më parë, ai ka ardhur me një zhanër tjetër këngësh.




