Koreografi Albi Nako dhe balerina Alba Hoxha janë një nga dyshet më të komentuara së fundmi, pasi është aluduar prej kohësh se ata janë në një lidhje dashurie. Mirëpo vetë çifti ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet, duke u shprehur se janë thjesht kolegë dhe miq.

Ditën e djeshme, Alba ka publikuar një foto në ‘Insagram’, ku shfaqet së bashku me mbesën e saj. Në përshkrim të fotos ajo ka komplimentuar veten duke shkruar: “E di Meila që ka tezen më të mirë në botë”.

Mirëpo të gjithëve u ka tërhequr vëmendje dhe i ka çuditur komenti i koreografit Albi Nako, i cili i ka lënë Albës komentin e sikletshëm.

“E di Meila sa është rritur çmimi i prasit në treg?”, shkruan Albi,duke e lënë Albën pa fjalë, pasi ajo ka zgjedhur mos ti kthejë përgjigje këtij komenti.





