Nga Shqipëria / E Martë 16 Tetor 2018, 15:03

Sot do të festonte ditëlindjen, Arbana Osmani rrënqeth me urimin për Dritan Hoxhën

Ditën e sotme themeluesi i "Top Medias", Dritan Hoxha do të festonte 50 vjetorin e tij të lindjes dhe ndër të parat që e ka uruar atë ka qenë moderatorja e njohur Arbana Osmani.

Arbana pak më parë ka publikuar një foto të Tanit në ‘Instastory’, ku ai shfaqet  duke fryrë qirinjtë e tortës së ditëlindjes dhe përkrahë tij ka shkruar një urim prekës për të.

“Gëzuar ditëlindjen superman,” shkruan Arbana pranë fotos së Tanit të Topit, duke e shoqëruar urimin me dy duar që luten.