Nga Shqipëria / E Martë 16 Tetor 2018, 15:03

Surprizë, Ledri Vula dhe Unikatili bëhen pjesë e filmit të famshëm amerikan

Ledri Vula dhe Unikatili janë padyshim dy nga reperët më të suksesshëm në vendin tonë, këngët e të cilëve dëgjohen nga të gjithë dhe kanë një numër të madh klikimesh në Youtube. Siç duket suksesi i tyre nuk do ngelet vetëm brenda trojeve shqiptare, pasi së fundmi është mësuar se dyshja do të bëhet pjesë e një filmi të famshëm amerikanë.

Filmi do të titullohet "Albanian Gangster" dhe do të flas për jetën e shqiptarëve në Amerikë. Së fundmi regjisori amerikan Methew A.Broën dhe aktori John Rezaj kanë qenë pjesë e emisionit ‘SevenBizz’, ku kanë treguar më shumë detaje për këtë film.

Ata janë shprehur se 7 këngë të Unikatilit do të përdoren në këtë film, e madje dhe shumë hite të reperit Ledri do të dëgjohen në këtë realizim, i cili pritet të jepet në të gjitha kinematë botërore.