Nga Shqipëria / E Martë 16 Tetor 2018, 13:01

'Isha në gjendje shoku,' Sara dhe Ledioni qenkan ndarë dhe askush se dinte

Çifti i njohur i showbizit shqiptarë, Ledion Liço dhe Sara Hoxha, janë padyshim një ndër më të komentuarit në media. Këtë verë ata i dhanë fund beqarisë dhe tashmë kanë krijuar familjen e tyre së bashku me djalin London Noor. Mirëpo siç do çift dhe ata kanë pasur kriza në marrëdhënien e tyre.

Së fundmi në një intervistë për revistën ‘Who’, ajo ka zbuluar se kur mediat zbuluan lidhjen e saj dhe të Ledionit ata u ndanë për 3 ditë dhe largësia e bëri Sarën të kuptonte se sa shumë e donte Ledionin.

"Kur historia jonë u bë publike dhe doli në çdo faqe online, unë isha në gjendje shoku. Nuk isha gati. Isha vetëm 18 vjeç, në një lidhje me dikë 10 vite më të madh se unë, që punonte tek kompania e familjes sime. Jemi ndarë për 3 ditë. Atëherë mendoja që ky ishte fundi. Une isha një njeri shumë privat, ndërkohë kush nuk më shkruante për këtë histori. U futa në gojën e të gjithëve brenda natës, ishte e papritur dhe nuk e kapërdija dot", është shprehur Sara.