Ditën e djeshme, moderatorja Roza Lati ka marrë vëmendjen e të gjithëve pas një fotoje ku ajo shfaqej e veshur si murgeshë. Kjo foto nuk u prit aspak mirë nga ana e fansave, të cilët e kritikuan dhe e ofenduan Rozën në komente për zgjedhjen e saj.

Mirëpo për tu kthyer përgjigje gjithë personave që e kritikuan, Roza ka postuar dhe një foto tjetër e veshur si murgeshë dhe u ka sqaruar të gjithëve që kjo veshje është përgatitur posaçërisht për skenën dhe e kanë veshur e shumë personazhe të tjerë më parë.

“Qetesohuni popcorn-a qe plasni direkte! Veshja murgeshes, nuk u mor nga Kisha!!! Apo nga motrat tuaja! Veshjen e murgeshes e mora nga Teatri i Operas dhe Baletit! KJO VESHJE MURGESHE ESHTE BERE QELLIMISHT PER SKENE!!! PER SHOË!!! Shume artiste para meje e kan veshur! E shume mbrapa do e veshin! Kaq fetare te medhenj ju o duarndyer nga pislliku qe peshtyni e lepini perdite... do kishit zene me gura cdo film e kenge e shfaqie ku kane luajtur nder vite personazhe si murgesha e prifterinj!!! Jeni qesharak me ofendimet qe i keni mesuar nga foleja qe jetoni. Sa keq me vjen per ju. Per veten me vjen mire. Sepse PO BEJ PASIONIN TIM!!! SHOË!”,shkruante Roza.





