Genta Ismaili padyshim ka qenë një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Që në daljen e saj të parë ajo ka tërhequr vëmendjen me pamjen dhe tipin shumë ekspresiv. Mirëpo ndonëse është shumë aktive në rrjetet sociale dhe në media, ajo gjithmonë është munduar që jetën private ta mbajë larg syrit të publikut.

Si rrallëherë, ajo së fundmi ka treguar diçka më shumë për jetën sentimentale. E ftuar në emisionin ‘Prive’, ajo është pyetur për një ngjarje të pabesueshme që i ka ndodhur këtë vit dhe ka treguar se ka qenë takimi me një njeri shumë të dashur për të.

"Shumë ditëlindje të bukura kam pasur. Dhurata më e mirë që e kam marrë është kur e kam taku një njeri shumë të dashur timin. Në momentin që më ka përqafuar më ka bërë të ndjehem shumë mirë."- ka rrëfyer këngëtarja.




