Trashëgimtarja e njohur e "Top Medias", Sara Hoxha, ditën e djeshme është bërë pjesë e një interviste për revistën ‘Who’, ku ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta e saj dhe lidhja me moderatorin Ledion Liço. Ndonëse ata tashmë janë prindër të një djali që quhet London Noor, askush nuk e dinte që çifti më parë ka pasur një fëmijë, por për fat të keq ata e kanë humbur.

Ajo ka treguar që pas humbjes së fëmijës së parë, ata kanë kuptuar se sa shumë donin të bëheshin prindër dhe London nuk ka qenë aspak surprizë për ta.

"London ishte me vetëdije të plotë. Ne kemi patur një shtatzëni përpara London, që fatkeqësisht u ndërpre në mes, sepse zemra e bebit pushoi së rrahuri. Dua ta them këtë, sepse është diçka që u ndodh shumë njerëzve, është shumë e trishtë, por dua që të kuptojnë që nuk është përfundimtare ajo ndjesi. Ti e mban mend se sa u mërzitëm për një fëmijë që ishte sa një kikirik, që as nuk e njohëm, dhe aty e kuptuam sa shumë donim që të krijonim një familje tonën", është shprehur Sara.





