Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori Tolgahan Sayisman, janë një ndër çiftet më të komentuara në mediat shqiptare dhe ato turke. Ata marrin përherë vëmendjen e publikut me jetën private dhe janë shumë të ndjekur në Instagram.

Së fundmi në një intervistë për mediat turke, Tolgahan ka rrëfyer se martesa me Almedën e ka ndryshuar atë rrënjësisht.

"Përpara se të njihja Almedën, kam qenë tepër gjaknxehtë dhe impulsiv. Isha një person i paduruar që irritohej për çdo gjë. Madje, mund të them se ndonjëherë mund të tregohesh edhe agresiv, gjithmonë në kontekstin verbal të agresivitetit. Por, falë Almedës kam ndryshuar. Tashmë jam shumë më i qetë, i duruar dhe mendoj çdo gjë shumë herë përpara se të veproj," ka thënë aktori.






