Nga Shqipëria / E Hënë 15 Tetor 2018, 18:06

Stresi thumbon Noizyn për sherrin me Encën, ja fotoja që u fshi menjëherë

Sherri i bujshëm mes Encës dhe reperit Noizy siç duket nuk ka ndërmend të përfundojë. Që pas publikimit të këngës së Encës dhe Don Phenom "Kujt po i han" në media janë komentuar gjatë sulmet virtual që ata bëjnë kundër njëri-tjetrit.

Si fillim, Noizy e quajti Encën një lopë dhe më pas Enca u kundërpërgjigj duke e krahasuar me një majmun dhe më pas nxori gishtin e mesit përpara posterit të tij.

Por përveç dyshes në këtë sherr virtual janë përfshirë edhe persona të tjerë, si Oriola Marashi dhe së fundmi Stresi. Ky i fundit në një postim në ‘Instagram’, që u sigurua nga ‘Intv’ i ka dal në mbrojtje Encës dhe ka publikuar këngën e saj më të re duke e etiketuar, megjithatë shumë shpejt është penduar dhe e ka fshirë postimin e tij.