Moderatorja Jonida Shehu është duke u përgatitur për fillimin e emisionit më të ri në "Top Channel", "Soiree" dhe për këtë arsye detyrohet që të qëndrojë shumë orë larg familjes dhe vajzës së saj të vogël.

Për të shprehur mallin e saj për vogëlushen, Jonida ka publikuar një foto me të dhe pranë saj ka shkruar: “Më merr malli sa fillon java, shumë orë larg teje”.

Megjithatë kjo shprehje nuk është pritur aspak mirë nga ana e fansave dhe njëra prej tyre i është kthyer keq duke e quajtur moderatoren egoiste.

“Ju njerëzit e televizionit shquheni per egoizem.per egoizmin tuaj sakrifikoni dhe femijen.Se nuk rrini dot pa dal ne televizion juuuuu….”-I thotë koemntuesja, ndërsa Jonida nuk ngurron ti mbyll gojën me përgjigjen e saj.

“po po fiks sic thua ti eshte. Ti kur punon cfaredo pune ben e merr me vete me siguri. Apo hani buke e dashuri juve?, ja kthen Jonida.





