Nga Shqipëria / E Hënë 15 Tetor 2018, 17:05

Pas fejesës, Armina flet për herë të parë për detajet e dasmës së shumëpritur

Armina Mevlani ka qenë një nga personazhet më të komentuar orët e fundit, pasi ditën e djeshme ajo dhe Shkëlzen Berisha u fejuan në një ceremoni private që u përfol gjatë në media.

“Dita e sotme ishte një ëndërr”, shkroi Armina në një foto në ‘Isntagram’ duke treguar se ishte mjaft e lumtur nga ceremoni e djeshme. Mirëpo siç dihet ata kanë lajmëruar se shumë shpejt do të kurorëzojnë dashurin e tyre në një dasmë, e cila do të mbahet vitin tjetër.

Meqë fustani i fejesës së blogeres mori një vëmendje të madhe, të gjithë janë kuriozë të dinë se kush do t’ja dizeniojë Arminës fustanin e dasmës. Në një prononcim për revistës ‘Class’, Armina ka zbuluar për herë të parë që për fustanin e nusërisë është duke bashkëpunuar me stilist të huaj.

"Do të kem dy fustane në dasmë, një të thjeshtë dhe një madhështor", thekson ajo.