Ronela Hajati është një ndër këngëtaret që komentohet gjatë nga mediat, këngët dhe fotot e së cilës marrin një vëmendje të madhe nga publiku dhe mediat dhe pëlqehen shumë.

Mirëpo, ndonëse tani mbahet si një nga femrat më seksi dhe më të bukura në vendin tonë, të gjithë janë kuriozë të dinë se si ka qenë dikur Ronela. Këngëtarja ka lënë pa fjalë së fundmi fansat pasi ka publikuar një foto të vejtur të saj përpara se të bëhej e famshme.

Në të këngëtarja shihet pa pikë make up i në fytyrë, me vetullat e pahequra dhe e veshur me uniformën e shkollës. Edhe pse në këtë foto ajo është vetëm 15 vjeç, duket qartë që tiparet këngëtarja i ka të njëjta dhe nuk ka ndonjë ndryshim të madh me pamjen që ka tani.




