Moderatorja Elita Rudi dhe Gjiko janë përfolur shumë në media së fundmi jo vetëm për shkak të dasmës madhështore që mori vëmendjen e të gjihëve, por edhe pasi është aluduar se dyshja është në pritje të një fëmije.

Ndonëse fotot ku Elita shfaqet me barkun e rrumbullakosur kanë qenë të shumta, çifti i njohur ende nuk e ka pranuar publikisht se do të bëhen prindër. Ditën e djeshme ajo ka publikuar një foto nga Milano ku dhe është aktualisht me Gjikon.

E ulur në një makinë luksoze, Elita shihet duke u lyer me make up, teksa fansat i kanë nxjerr zbuluar shtatzëninë e moderatores. Në foto bie në sy që Elita e ka mbuluar barkun e fryrë me çantën e saj, duke shtuar kështu dyshimet për një shtatzëni të mundshme.





