Nga Shqipëria / E Hënë 15 Tetor 2018, 15:03

Nuk pranon se është shtatzënë, por ky detaj nxjerr zbuluar Elita Rudin

Moderatorja Elita Rudi dhe Gjiko janë përfolur shumë në media së fundmi jo vetëm për shkak të dasmës madhështore që mori vëmendjen e të gjihëve, por edhe pasi është aluduar se dyshja është në pritje të një fëmije.

Ndonëse fotot ku Elita shfaqet me barkun e rrumbullakosur kanë qenë të shumta, çifti i njohur ende nuk e ka pranuar publikisht se do të bëhen prindër. Ditën e djeshme ajo ka publikuar një foto nga Milano ku dhe është aktualisht me Gjikon.

E ulur në një makinë luksoze, Elita shihet duke u lyer me make up, teksa fansat i kanë nxjerr zbuluar shtatzëninë e moderatores. Në foto bie në sy që Elita e ka mbuluar barkun e fryrë me çantën e saj, duke shtuar kështu dyshimet për një shtatzëni të mundshme.