Ditën e djeshme blogeria e njohur Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha u fejuan në një ceremoni private në "Pallatin e Brigadave", ku të pranishëm ishin vetëm 30 persona, familjarët dhe miqtë e ngushtë të çiftit.

Ndonëse Armina e mbajti të fshehtë nga publiku, në rrjete sociale qarkulluan foto dhe video dhe ajo që tërhoqi vëmendjen ishte fustani i Arminës. Blogerja kishte zgjedhur të vishej me një fustan të ‘Dolce & Gabbana’ i cili ishte i mbuluar me lule që i kushtoi blogeres plotë 4000 euro.

Mirëpo siç duket zgjedhja e saj nuk ishte rastësore. Sipas ‘Anabel.al’ lulet në fustanin e Arminës kanë një domethënie të veçantë. Lulja në fustanin e saj quhet bozhuri dhe njihet si një nga lulet më jetëgjata, e cila jeton deri ne 100 vite. Ajo ka kuptimin e bashkimit dhe vazhdimësisë dhe njihet si bima e mirëqenies dhe gëzimit, gjetja e duhur për ditën e fejesës së saj.





