Adelina Tahiri në muajin shtator u bë nënë për herë të parë e një djali, të cilin e pagëzoi me emrin Jon. Ajo ka qenë shumë aktive këto kohë në rrjetet sociale dhe ka publikuar vazhdimisht imazhe të djalit, por duke ruajtur privatësinë e tij, pasi në fytyrën e vogëlushit ka vendosur gjithmonë emoji.

Mirëpo ditën e sotme, pa padashur këngëtarja ka publikuar një foto ku shihet portreti i plotë i Jonit. Adelina e ka fshirë foton menjëherë dhe pas saj e ka ripostuar dhe në fytyrën e Jonit ka vendosur një zemër ngjyrë blu.

Mirëpo kjo foto është siguruar nga ‘Xing.al’ dhe në të shihet se djali i saj ka një ngjashmëri të madhe me bashkëshortin, Serjoza Markov.






