Nga Shqipëria / E Hënë 15 Tetor 2018, 14:02

Ngjashmëri e frikshme, Zerka gjen sozinë e tij dhe ne s’po u besojmë syve

Këngëtari Young Zerka është një ndër personazhet me stilin më të veçantë, këngët e të cilit kthehen menjëherë në hite. Pak ditë më parë u përfol gjatë në media për shkak të deklaratës së tij që është në një lidhje dhe i dashuruar, duke konfirmuar kështu lidhjen me këngëtaren Ronela Hajati.

Zerka është shumë i ndjekur në rrjetet sociale dhe herë pas here ndan momente nga jeta e tij e përditshme. Së fundmi ai ka publikuar një foto ku shihet pranë sozisë së tij.

Personi pranë Zerkës është identik me këngëtarin pasi kanë të njëjtin model flokësh dhe të gjithë ndjekësit janë bërë lëmsh pasi nuk kanë kuptuar se cili është Zerka i vërtetë.