Nga Shqipëria / E Hënë 15 Tetor 2018, 14:02

‘Nuk u ngopëm me ty', Barbana Dini i dedikon fjalët rrenqethëse Ergit ditën e tij të lindjes

Dy vite më parë i gjithë opinion publik u trondit pas vdekjes tragjike të këngëtarit të njohur Ergi Dini. Ai së bashku me mikun e tij pësuan një aksident me motor që u mori jetën. Motra e tij, këngëtarja Barbara Dini herë pas herë e kujton të vëllain me anë të dedikimeve prekëse në rrjetet sociale.

Ditën e sotme Ergi do të festonte ditëlindjen e tij dhe Barbana ka prekur ndjekësit me urimin rrënqethës që ka bërë për të.

"Çdo vit mezi prisja oren 00.00 te kesaj nate per te uruar ditelindjen!Sot eshte ditelindja jote e 24!Po behen 2 vite qe pres te “zgjohem”nga ky makth i tmerrshem.Ishe gjeja me e bukur qe me ndodhi ne kete jete por edhe dhimbja me e madhe...nuk u ngopem me ty!Ke qene je dhe do te mbetesh dashuria ime me e madhe,pika ime e dobet!Nuk do mundem kurre ta pranoj humbjen tende Ergi."- ka shkruar këngëtarja në foton e Ergit.