Ditën e djeshme, Armina Mevani, dhe djali i ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, u fejuan zyrtarisht në një ceremoni private. Ata kishin organizuar një fejesë tejet private, ku të pranishëm ishin vetëm familjarët e çiftit dhe miqtë e ngushtë.

Mirëpo, ndonëse kanë dashur ta mbajnë larg vëmendjes së publikut, në rrjetet sociale qarkulluan fotot nga vendi i ceremonisë dhe veshja e çiftit. Në këto foto binin në sy zbukurimi shumë i detajuar i ambientit, por edhe veshja e veçantë e Arminës.

Blogerja kishte zgjedhur të vishej me një fustan me lule të dizenjuar nga ‘Dolce & Gabbana’. Por ndonëse i thjesht në pamje të parë, sipas ‘Iconstyle’ fustani i ka kushtuar Arminës 4000 euro. Ndërsa këtë fustan ajo e kishte kombinuar me një palë sandale të kuqe që i kanë kushtuar 2500 euro, pra në total ajo ka shpenzuar 6500 euro vetëm për veshjen.





