Nga Shqipëria / E Hënë 15 Tetor 2018, 13:01

Pak javë pas lindjes, Jona Spahiu do t'ju mahnisë me format trupore

Pak javë më parë moderaorja, Jona Spahiu, dhe bashkëshorti i saj u bënë prindër për herë të parë të një djali që e pagëzuan me emrin e veçantë, Raiden.

Prej kohësh ajo nuk ka qenë aktive në rrjetet sociale dhe nuk ka publikuar as foto të saj dhe as të djalit, pasi siç duket i është përkushtuar mëmësisë. Mirëpo Frenkli bashkëshorti i saj ka postuar së fundmi disa foto ku Jona shfaqet për herë të parë pas lindjes.

Në të shihet që moderatorja është në formë mjaft të mirë fizike dhe është duke shijuar pa masë ditët e para të mëmësisë.