Nga Shqipëria / E Hënë 15 Tetor 2018, 13:01

Më në fund, Meghan Markle dhe Prince Harry janë në pritje të fëmijës së parë

Prej kohësh në media është komentuar se Princ Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle do të bëhen prindër vetëm ditën e sotme u konfirmua se çifti i dashur për publikun më në fund janë në pritje të fëmijës së parë.

Në një postim në ‘Instagram’, Pallati Mbretëror Kensigton , lajmëroi se Duka dhe Dukesha e Sussexit në pranverën e 2019 do të mbajnë në krahë fëmijën e tyre të parë.

"Lartësia e tyre, Duka dhe Dukesha e Sussexit, janë shumë të lumtur të njoftojnë se Dukesha e Sussexit pret një fëmijë në pranverën e vitit 2019. Lartësia e tyre mbretërore ka vlerësuar të gjithë mbështetjen që kanë marrë nga njerëzit në mbarë botën që nga dasma e tyre në maj dhe janë të kënaqur që mund të ndajnë këtë lajm të lumtur me publikun."- është shkruar në njoftimin zyrtar.