Nga Shqipëria / E Hënë 15 Tetor 2018, 12:12

Vazhdon sherri, pas Noizyt edhe Oriola thumbon keq Encën

Që pas publikimit të bashkëpunimit të Encës dhe Don Phenom "Kujt po i han", mes këngëtares dhe ish bashkëpunëtorit të saj Noizy ka plasur një sherr virtual.

Si fillim Noizy e krahasoi Encën me një lopë, ndërsa ajo u kundërpërgjigje duke e krahasuar atë me një majmun dhe më pas duke nxjerr gishtin e mesit në një nga posterat e tij.

Mirëpo duket se jo vetëm Noizy, por edhe modelja Oriola ka filluar të thumbojë Encën pas publikimi të këngës së saj. Sipas një videoje të siguruar nga ‘In Tv’ , Oriola ka publikuar një ‘Instastory’, ku ka vendosur disa emoji duke qeshur me lot, ndërkohë që tall kështu Encën dhe del në mbrojtje të mikut të saj.