Nga Shqipëria / E Hënë 15 Tetor 2018, 12:12

'Kam bërë dashuri në shinat e trenit', këngëtari shqiptar tregon live çmendurit e tij

Këngëtari shqiptar i hitit "Çuna dhe goca", Robert Berisha, është një ndër personazhet që tërheq gjithmonë vëmendjen me jetën e tij private dhe martesën me Nora Istrefin. Ai së fundmi është bërë pjesë e spektaklit ‘Dance with me’, ku çdo të hënë performon përkrahë moderatores Lejla.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme Roberti së bashku me Kasro Zizon kanë qenë të ftuar në emisionin ‘Why not’ të Roza Latit, ku u është dashur të përgjigjen disa pyetjeve. Gjatë intervistës, Roza i ka kërkuar Robertit të tregojë disa nga vendet më të çuditshme ku ka bërë seks.

“Të çuditshme janë të gjitha, por mund të them në shinat e trenit”, u përgjigj ai duke shkaktuar të qeshura.