Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Tetor 2018, 19:07

Nuk flet me të prej kohësh, por shihni ç’thotë sot Kelvi Kadilli për Encën

Dikur moderator i njohur shqiptar i emisionit "Pop Culture", Klevi Kadilli dhe këngëtarja Enca kanë pasur një raport shumë të mirë me njëri tjetrin, mirëpo së fundmi Kelvi ka zbuluar në një intervistë për "Sevenbizz" se ata kanë shumë vite që janë zënë dhe kanë prishur miqësinë e tyre.

Edhe pse nuk pranoi që të tregonte se përse lindi sherri mes tyre, Kelvi ka pranuar të flas dhe të jap mendimin e  tij për këngëtaren e hitit ‘Kujt po i han’.

Ndonëse të gjithë kanë pritur që moderatori ta thumbojë Encën, ai ën fakt ka habitur teksa ka treguar se Enca për të është një vajzë shumë e mirë.

“Për Encën nuk kam shumë për të folur përveç se e kam njohur dikur, është gocë shumë  e mirë, inteligjente dhe seksi. Herë pas here ka tendencën të jetë ndryshe. Mendojë se është nga të vetmet goca që ka këto idetë e veta në kokë dhe i realizon ato. Ka njerëz që e shajnë pa fund, por kur je e mirë të shajnë të gjithë. Pavarësisht se unë me Encën kemi patur një konflikt dhe nuk flasim prej kohësh dua ti them që e dua shumë dhe është shumë e mirë”, ka përfunduar Kelvi.