Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Tetor 2018, 19:07

Alfio dhe Fatma zyrtarizojnë lidhjen, ja të pathënat dhe sa vite ka bashkë çifti i njohur

Pak ditë më parë shefi i njohur Alfio Rrotani nëpërmjet një postimi në "Instagram", pranoi më në fund se është në një lidhje me moderatoren e njohur, Fatma Methasani. Ai publikoi një foto ku të dy shfaqeshin duke pirë shampanjë, ndërkohë që në përshkrim të saj shkruante: “Lumturia është në gjërat e vogla”.

Ditën e sotme ai dhe kolegu i tij Indriti ishin të ftuar në emisionin “Jo vetëm modë”, ku për herë të parë Alfio ka folur publikisht për moderatoren shqiptare.

Ai dhe Fatma u njohën kur “Kripë dhe Piper” nisi transmetimin në IN Tv. Duke qenë pjesë e të njëjtit televizion, ata kalonin goxha kohë bashkë. “Lexonim lajmet, thashethemet bashkë,” tha Alo. “Ndoshta ndihmuan që të ishim bashkë.” , ka treguar ai.

Ndërkohë që dhe moderatorët e emisionit  “Pop Culture” kanë zbuluar se lidhja e tyre është bërë edhe familjare dhe se kanë më shumë se dy vjet që janë së bashku.