Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Tetor 2018, 18:06

Burri e tradhëtoi me një tjetër, aktorja shqiptare i jep fund martesës

Aktorja e njohur e serialit "O sa mirë", Arjola Demiri është padyshim një ndër më të dashurat për publikun  e cila komentohet jo vetëm për anën profesionale, por edhe për jetën  e saj private.

Ajo ka qenë muajt e fundit në vëmendje të mediave pasi u divorcuar nga bashkëshorti i saj. Së fundmi Arjola e ftuar në emisionin ‘Mirage’, ka treguar se shkaku i divorcit ishte tradhëtia e burrit të saj.

"Arsyeja e ndarjes ishte tradhëtia. Pas ndarjes nuk kemi ndonjë raport kushedi se çfarë. Nuk takohemi, s'kemi pse të takohemi", është shprehur aktorja.

Ndër të tjera ajo ka rrëfyer se momentalisht është beqare dhe nuk ka ndërmend  që të martohet përsëri.