Kuriozitete / E Shtunë 13 Tetor 2018, 17:05

Encës si del e heqja, sulmon përsëri Noizyn pasi ai e quajti lopë

Ditën e djeshme, këngëtarja Enca dhe reperi Don Phenom publikuan këngën e tyre që titullohet "Kujt po i han". Kënga u prit mjaft mirë nga publiku dhe të shumta ishin komentet pozitive për paraqitjen e këngëtares së njohur.

Mirëpo menjëherë pasi klipi doli në Youtube ka reaguar dhe ish bashkëpunëtori i këngëtares Noizy, i cili siç duket nuk e ka pritur aspak mirë këtë këngë. Ai publiko disa foto ku krahasonte Encën me një lopë.

Kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga Enca e cila reagoi menjëherë duke publikuar një foto majmuni dhe duke shkruar përmbi të se i ka mërzit pak disa njerëz. Mirëpo siç duke Encës nuk i del e këqija, pasi ajo në një postim të radhës ka thumbuar përsëri reperin Noizy.

Enca ka publikuar një pjesë të këngës së saj, ku shpjegon gjërat pozitive që i mëson fansave, ndërkohë liston edhe anët negative të këngëve të Noizyt: "Çfarë i mësoj unë fansave të mi: Mos u dorëzo kurrë, puno gjithmonë, ngrihu në këmbë për veten tënde dhe qëndro pozitive. Çfarë i mësoni ju: Dhunë, ofendime dhe si të jetë një kurvë negative online. Kjo është diferenca."- ka shkruar këngëtarja në postim.