Gjuha e trupit është mjaft e rëndësishme dhe psikologët arrin që me anë të saj të kuptojnë shumë të fshehta që lidhen me personalitet dhe karakterin e njeriut. Madje nëpërmjet gjuhës së trupit ju mund të zbuloni dhe më shumë rreth marrëdhënieve shoqërore dhe intime.
Ditën e sotme do t’ju tregojmë disa mënyra se si ju mund të mbani duart me partnerin tuaj. Mënyra se si i mbani duart me partnerin tregon shumë rreth lidhjes suaj.
Ndërthurje dhe prekje e lehtë e gishtërinjve- Respekt Kjo mënyrë tregon se marrëdhënia është tepër e qëndrueshme, e ngritur mbi besimin dhe respektin ndaj individualitetit apo privatësisë së njëri- tjetrit.
Pëllëmbë mbi pëllëmbë- Përgjegjësi Përmes këtij pozicioni dallohet fare lehtë se cili nga partnerët dominon: gjithmonë ai, pëllëmba e të cilit gjendet poshtë duke i falur kështu gjysmës më të mirë qetësi dhe mbrojtje.
Puthitje- Përkujdesje Përpiqeni të jeni të sinqertë, pa u munduar të fshihni pasiguritë apo gabimet tuaja. Marrëdhënia juaj udhëhiqet nga besimi dhe dashamirësia.
Bashkim i gishtërinjve të vegjël: Flirtim Jeni ende në stadin e irtimit, ndaj kjo mënyrë e mbajtjes së duarve përgjithësisht ndodh në llim të lidhjes.
Prekje aksidentale: Simpati e fshehur Pavarësisht se kimia ekziston, në shumicën e rasteve kjo lloj tërheqjeje nuk guxon kurrë të shkojë përtej shoqërisë!
Burimi:elitedaily.com.