Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Tetor 2018, 17:05

Çfarë ndryshimi, këngëtari shqiptar mbjell flokët dhe ju s’keni për ta njohur

Reperi i njohur shqiptar i hitit "Shumë telefona", 2Ton është padyshim një ndër këngëtarët më të suksesshëm këngët, e të cilit kthehen menjëherë në hite. Ai është mjaft i ndjekur në rrjete sociale dhe jeta e tij private përbën gjithmonë një interes për publikun.

Së fundmi reperi i ka habitur fansat teksa është shfaqur me një ndryshim në pamje. Sipas ‘Prive.al’ 2Ton ka zgjedhur që të mbjell flokët duke transformuar kështu pamjen.

Në fotot e fundit të publikuara nga reperi vihet re ndryshimi i madh që ka pësuar dhe modeli i flokëve e ka bërë atë të duket tjetër njeri.